Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mëngjesin e të dielës në burgun e Agias në Hania. I burgosuri shqiptar u gjet i pajetë në qelinë e tij.

Mediat greke raportojnë se i burgosuri ishte me origjinë shqiptare dhe u gjet i vetëm në qelinë e tij, pa asnjë shenjë të dukshme dhune që mund të justifikojë vdekjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë i shqiptarit është dërguar në spitalin e Hanias ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar dhe shkaqet e vërteta të vdekjes.