Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar kosovar, pasi tentoi të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar  A.K., 37 vjeç, pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.”, njofton policia.