Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e ndezur tip "BMW" pasditen e sotme në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije seshtetasi R. B.,38 vjeç, dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në  automjetin e ndezur tip “BMË”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.