3.9 tonë marijuanë me jaht në Itali, kapen 3 shqiptarë (FOTO)

Postuar: 06/09/2017 - 08:45

Tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane, sekuestrohen nga GdF 3 tonë e 992 kilogramë Marijuanë.

Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF-së Italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SHBA-së (Delaware). Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues u kapën tre shtetas shqiptarë me iniciale F.M., E.V., dhe E.M..

Policia e Shtetit sqaron se mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.

Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.

Policia rezervohet për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Duket se tashmë trafikantët kanë gjetur mënyra më të sofistikuara dhe luksoze për të transportuar drogë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një emigrant ilegal u kap me 300 mijë paund kanabis në një shtëpi në Derby të Britanisë.

Një tifoz ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, ku po luhet ndeshja Skënderbeu-Partizani.

Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Igumenicës Greqi kanë zhvilluar një operacion të  përbashkët antidrogë, ku janë sekuestruar 67

Qyteti i Shkodrës u trondit mesditën e të shtunës nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 15:30.

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para zyrtare në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi këtë pasdite, kur xhaxhai vrau nipin e tij

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar ka nisur hetimin ndaj një personi nga Durrësi, pas kallëzimit që ka ngritur ortaku i tij në bizn

15178 euro është vlera e dëmit që i është shkaktuar një biznesmeni në Durrës, pasi e ka kryer këtë pagesë në internet, por nuk ka marrë p

Një 22-vjeçare me iniciale B.L. është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi goditi me grushte një infermiere.

Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Apeli në Janinë me 22 vite e 6 muaj burg, është arres