Një sherr është regjistruar sot në zonën e Bllokut, mes dy personave rreth orës 15:15.

Burime zyrtare bëjë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur shtetasin E. Xh., 39 vjeç me qytën e pistoletës, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.