Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në kryeqytet, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në zonën e Yzberishtit , në rrugën “Kadri Rroshi”, ku 39-vjeçari me inicialet SH.K., humbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku ka goditur dy kalimtarë të rastit, M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe.

Personat e aksidentuar janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në ” Yzberisht” , në rrugën “Kadri Rroshi”, shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe, të dy jashtë rrezikut për jetën

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.