Një rast i rëndë raportohet sot në Durrës.

Një burrë 39-vjeçar akuzohet se ka kryer mardhënie seksuale me një minorene 14 vjeçe, e cila është vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Policia e ka arrestuar 39-vjeçarin me iniciale L.K., ndërsa nuk jepen detaje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).