Një 39-vjeçare ka humbur jetën në një klinikë private në Korçë. Pas ngjarjes së rëndë, autoritetet kanë filluan procedimin penal ndaj dy personave që janë pjesë e personelit mjekësor.

Sipas policisë, dy të proceduarit dyshohen se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes 39 vjeçare. Ndërkohë, po priten rezultatet e autopsisë ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së Xh. D.

Njoftimi i policisë: 

Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë. Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.