Një 39-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçë, të njësisë administrative Brataj.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të varur shtetasen me iniciale E.T.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orën 10:15, në fshatin Velçë, Njësia Administratibe Brataj, Bashkia Selenicë është gjetur e vetëvarur me litarë shtetësia E.T., 39 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39 vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në kasollën e bagëtive, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.