Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja në fjalë u regjistrua dje në rrugën “Muhamet Deliu”, në zonën e Freskut në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.S.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike pasi ka kaluar në overdozë, shtuan të njëjtat burime.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.03.2018, në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë, u gjet i vdekur shtetasi A.S, vjeç 40, banues në Tiranë, i dënuar. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike pasi ka kaluar në overdozë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.