Një 40-vjeçar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jeton. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 vjetori” në Berat, rreth orës 07:00.

E.Riko, baba i dy fëmijëve, është hedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Raportohet se gruaja e tij është përpjekur që ta tërheqë nga ballkoni, por nuk ka mundur dot.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan 40-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.