40-vjeçarja i jep fund jetës, nëna e 2 fëmijëve gjendet e vetëvarur në dhomë nga bashkëshorti

05/04/2020 - 11:35

Një 40-vjeçare në qytetin e Kuçovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e saj të gjumit. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët në lagjen “11 Janari”.

Viktima, Zamira Sefa është gjetur nga bashkëshorti i cili ka njoftuar policinë. Në vend kanë shkuar menjëherë forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë që bënë edhe këqyrjen e vendngjarjes, raporton "BW".

Burime nga policia bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe ky mendohet të jetë edhe shkaku që e ka çuar të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Menjëherë pas ngjarjes, bashkëshorti i gruas është dërguar për mjekim në spital, pasi kur ka gjetur gruan të varur ai ka rënë pa ndjenja në banesë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 mjete e për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një

Një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur para pak minutash në autostradën Durrës-Tiranë, në unazën e Shkozetit.

Kreshnik Tusha, 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në atentatin e Kurbinit ka mohuar të jetë autor i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin G

Njësia Speciale FAST ALBANIA ka finalizuar operacionin e koduar "Teleferiku".

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Vetëm 23 minuta pas atentatit me dy të vrarë në një hotel në Laç, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tira

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd

Një 50-vjeçare është gjetur e vdekur në Kreshovë të Kolonjës, në hangarin afër banesës së saj.

Dy minorenë të moshës 13 dhe 15 vjeç mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Tri makina janë përfshirë në një aksident zinxhir mëngjesin e sotëm te rruga paralel me portin e Durrësit.