Një 41-vjeçare në fshatin Pojan të Maliqit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Ngjarja ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, kur shtetësja me iniciale R.K., është vetëhelmuar me lëndë helmuese në banesë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga kqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.