Një 44-vjeçar në Durrës është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit e si pasojë ka përfunduar në spital, nën kujdesin  e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme reth orës 09:40, në lagjen nr.12.

Ndërsa rrethanat se si shtetasi me iniciale I.L. u rrëzua nga pallati nuk janë ende të qarta.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin  e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.