Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Dushk të Lushnjës, ku kryefamiljari ka qëlluar me thikë gruan dhe djalin e tij.

Kështu, Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.

Në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta.

45-vjeçari do të përballet me drejtësinën nën akuzën e “Dhunës në familje”.