Një trup i pajetë është gjetur në hyrje të spitalit të Vlorës. Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për shtetasin Flamur Velaj, rreth 50 vjeç.

Mësohet se 50-vjeçari është lënë në urgjencëm e spitalit nga një automjet. Ndërkohë viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit.