Një 51-vjeçare në Shijak është rrëzuar nga shkallët e banesës së saj.

Ngjarja e ndodhur të shtunën (17.11.2018) në lagjen "Popullore" raportohet si aksidentale.

Për pasojë shtetasja Z.T, vjeç 51, me arsim të mesëm, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.