53-vjeçari i ekzekutuar dyshohet se u përfshi në vrasjen për gjakmarrje 7 vite më parë

10/08/2018 - 08:56

Fatbardh Lici është 53-vjeçari i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër në një atentat me armë zjarri. Pak më parë, policia njoftoi se në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Viktima nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë. Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetas turk është arrestuar në flagrancë në Durrës nga seksioni kundër krimit ekonomik e financiar.

Një shtetas i mitur i moshës 15 vjeç nga Durrësi, është kapur në flagrancë me 4 doza kanabis sativa.

Arrestimi i Albert Gegës ditën e sotme na ktheu pas në kohë duke risjellë në vëmendje tragjedinë e Butrintit, ku në përpjekje për të kalu

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në kufirin greko-shqiptar.

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë që trafikonin sasi të mëdha të lëndëve n

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka, i

Policia e Fierit në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, kanë arrestuar në fshatin Kurjan një shtetas të shpal

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor të ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan.

Një nga dy të plagosurit në mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-bllokut, Eljon Hato, ka një tjetër proces penal në Gjykatën

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Taranto-s.