Një burrë 54-vjeçar nga Durrësi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare. Ai u arrestua për këtë vepër penale, por ndaj tij rëndojnë dhe 2 vepra të tjera, për të cilat policia nuk jep më detaje të tjera.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin Durrës, arrestuan shtetasin: A.L.,54 vjeç, banues në,Durrës, pasi dyshohet se  ka ngacmuar seksualisht, një 15 vjeçare.                                                                                 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", "Drejtim i automjeteve në mënyrë të pa rregullt" dhe "Ngacmimi seksual".