Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kanosur dhëndrrin e tij me armë gjahu.

Sipas njoftimit të policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte, të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu.

Leka ra në prangat e policisë pasi për motive pronësie, ka kanosur dhëndrrin e tij, shtetasin G.S, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal.