Gjashtë të burgosur kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në burgun e Fushë-Krujës.

Mësohet se të burgosurit janë transferuar nga burgu i Fushë-Krujës tek ai i Shënkollit në Lezhë.

Mësohet se të infektuarit me COVID-19 janë vendosur në një godinë më vete.

Ata thonë se në këtë godinë nuk ka asnjë kusht dhe gjendja e tyre po përkeqësohet.

Burgu i Shënkollit është shndërruar në një “burg karantinë” për të burgosuriut që preken nga virusi.