6-vjeçari qëllohet në gjumë me breshëri, mjeku: Kishte plagë në fytyrë dhe trup

19/06/2019 - 09:33

Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit. Nga të dhënat e para, raportohet se fëmija ka qenë në gjumë kur është plagosur me disa plumba në pjesën e fytyrës dhe trupit. 6-vjeçari është transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, ndërsa më pas me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, pasi është në gjendje shumë të rëndë.

Mjeku i spitalit të Dibrës, Agron Mezegjiu tregoi për Report Tv gjendjen që kishte ardhur fëmija dhe plumbat që kishte marrë në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit, ndërsa theksoi se gjendja u stabilizua.

"Fëmija erdhi rreth orës 01:00 i plagosur me armë zjarri, kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe një plumb i ngelur mbrapa qafës, kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e djathtë, kishte edhe një plagë në bazën e hemitoraksit të majtë që mund të ishte rikoshet.

U shtrua në spital, gjendja u stabilizua, rreth orës 07:00 u lajmërua gjendja në Tiranë, erdhi helikopteri dhe e mori. Megjithatë gjendja mbetet problematike, pasi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale", tha mjeku.

Sipas policisë, autori i plagosjes së fëmijës është Jetmir Koxherri 27 vjeç. Pas një konflikti mes Koxherrit, babait të 6-vjeçarit me inicialet H. Rr. dhe një tjetër personi me inicialet Sh. P. në lokalin e fshatit, 27-vjeçari ka marrë armën e zjarrit tip automatik duke shkuar dhe qëlluar drejt banesës së tij, por plumbat kanë kapur fëmijën, që ishte në gjumë duke e plagosur rëndë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 16-vjeçar me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur.

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘5 Maji’, në Elbasan.

Një shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda makinës së tij, duke u vetëdjegur në Rodos, ndërsa trupi i tij u gjet në automjet k

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vdekje ish-gruan e tij dhe ka rrahur partne

ABC News siguron pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit.

Të tjera detaje mësohen nga plagosja që ndodhi në Bulqizë.

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar zgjatjen e afateve të hetimit për grupin "Bajri". 

Një 41-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një lokal, pas një konflikti.

Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e pedagogut Denis Himçi, i cili u denoncua mbrëmë nga emisioni investigativ “Stop”, pasi i kërkonte