60-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë në vend

26/09/2020 - 18:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në "Rrugën e Dibrës", pranë gjimnazit "Patizani". Një person është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, shtetësja B.K, e moshës 60 vjeç, është hedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona në Durrës kanë përfunduar në prangat e policisë pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Ndalohet një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ka kërcënuar me thikë babanë dhe e ka kërcënuar se do e vriste.

Një vrasje ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet A.

Policia e Vlorës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë të ndodhur në një parë në fshatin Haderaj në Selenicë.

Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Sheq të Madh në Fier.

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti.

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë.

Një shtetase britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas.

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas policisë, automjeti tip BMW drejtohej nga 19-vjeçarja E.D.