Një aksident i frikshëm është regjistruar në aksin Rrogozhinë-Kavajë. Dy kamionë janë përplasur në fshatin Gosë, ditën e djeshme e për pasojë ka përfunduar në spital drejtuesi i njërit automjet.

Nga burimet zyrtare mësohet se 67-vjeçari D.V., banues në Shkozet, Durrës, teksa drejtonte mjetin kamion tip "Scania", ka goditur nga mbrapa mjetin tip "Man", i ndaluar në korsinë e krahut të djathtë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi E.E., vjeç 41, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 67-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit", sipas nenit 290 të Kodit Penal.