Dy inspektorë tatimesh janë ndaluar nga policia, pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet 7 mijë euro nga një biznes. Florjan Zhaka 35 vjeç me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier janë ndaluar.

Ndalimi i tyre u bë pas një hetimi dy mujor, pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.