727 qytetarë gjobiten për maskën gjatë 24 orëve të fundit

30/10/2020 - 17:07

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Mësohet se gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë konstatuar 727 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar, është arrestuar shoku i tij.

Janë publikuar emrat e 30 nga 69 shqiptarë që disa ditë më parë, u kapën nga autoritetet greke në një anije peshkimi.

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Mazhe.

Një 65-vjeçar është proceduar dhe gjobitur nga Policia, pasi është kapur në pikën kufitare të Kakavijës, me test pozitiv për COVID.

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku mbeti i vdekur i 22-vjeçari Elidon Basha.

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar, intervisit

Policia ka arrestuar dhe një tjetër person, i cili akuzohet se ka lidhje me heroinën e sekuestruar mesditën e djeshme në qytetin e Elbasa

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Storm”, duke arrestuar 3 persona që trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme kun