Pas 9 orësh luftë me flakët është shuar vatra e zjarrit në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar që u dogj plotësisht paraditen e djeshme. Fabrika që u përfshi nga flakët dhe u dogj dje në zonën e Kasharit ishte në pronësi të Vullnet Hakës, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri.

Zjarri nisi rreth orës 09:00 në magazinën e fabrikës ‘Everest’, ndërsa sistemi i alarmit nuk ishte në funksion. Fabrika ishte përfshirë nga flakët edhe dy herë të tjera, vitin e kaluar dhe para pak muajsh dhe biznesi ishte gjobitur për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.

Por cilët janë ata që sakrifikojnë jetën e tyre teksa ndërhyjnë në situata të tilla shumë të rrezikshme?

Në këto foto dhe video të postuara nga faqja e zjarrfikësve të Tiranës në “Facebook”, mund të shihni pa koment gjithçka nga aksioni i tyre në luftë me flakët.