Detaje të reja shokuese janë zbardhur nga përdhunimi i një 15-vjeçareje në Tiranë, nga ana e një 65-vjeçari dhe tre të rinjve.

Balkanweb raporton se 65-vjeçari kishte vite që njihej me të miturën, pasi kishte punuar si roje në shkollën ku studionte vajza, por që prej më shumë se 6 muajsh ishte shkëputur nga puna.

Duke qenë se jetonin në një lagje, ai i bënte presion sa herë e shihte, duke i thënë se ia dinte historitë intime që ka pasur në shkollë dhe se do ia shkruante në mure.

Pasi e shantazhoi dhe e detyroi të miturën të kryente marrëdhënie seksuale më të, 65-vjeçari e filmoi dhe regjistrimin ia dha 20-vjeçarit, i cili ishte fqinj i vajzës.

Ky i fundit duke e shantazhuar se videon do ua tregonte familjarëve të vajzës dhe më pas do e hidhte në rrjetet sociale abuzoi seksualisht me të miturën dhe më pas filmimin ua dha 2 shokëve të saj 15 dhe 16 vjeç, të cilët po ashtu jetonin në një lagje me vajzën.