Një 20-vjeçar në Durrës ka përfunduar prangat e policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

NJOFTIMI I POLICISË

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.