Një adoleshente është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga i dashuri i nënës së saj, shtetasi E.R. 36 vjeç. Pas dhunës, adoleshentja i është drejtuar  policisë së Durrësit për të bërë denoncimin.

Policët kanë plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për A. S., 17 vjeçe.

Komisariati i Policisë Durrës:

Më datë 19. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me iniciale A. S., vjeçe 17, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi i mamasë, shtetasi E. R., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.