Në vijim të zbatimit të planit të masave kunder informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim, nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, eshte finalizuar operacioni I koduar “REGJIMI”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i vendimit penal të datës 29.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për masen e sigurise arrest me burg, per shtetasit:

L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicensuar, falsifikonin procesverbalët në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë hetimet, pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik.

Policia e Elbasanit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qyetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe të panashëm.