Dy drejtues automjetesh janë arrestuar nga policia në Krujë, njëri pasi ka shkaktuar aksident me pasojë plagosjen e një të moshuari dhe tjetri për shkak se ishte i dehur në timon.

Më datë.06.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 59 vjeç, banues në Nikël, Krujë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë duke drejtuar mjetin tip Golf ka aksidentuar  shtetasin këmbësor  F. T., 71 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, ditën e sotme u arrestua në flagrancë shtetasi Y.S., 42 vjeç, banues në  Krujë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ai u kap duke drejtuar mjetin tip Benz në gjendje të dehur.