Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës. Mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë shoferi me iniciale B.B, 31 vjeç. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.