Claudia Marioli, 19 vjeç nga Esine, dhe Giulia Vangelisti, e cila edhe një muaj do të mbushte 21 vjeçe, humbën jetën në një aksident tragjik të premten rreth orës orën 22.30 në Esine.

Vajzat po ktheheshin në shtëpi në një “Opel Corsa”, teksa gjatë rrugës u përplasën me një Audi A4, e cila po vinte në krah të kundërt. Brenda mjetit të dytë kishte pesë punëtorë shqiptarë dhe tunizianë, midis 30 dhe 40 vjeç, të cilët po ktheheshin në Itali pas një jave pune në Zvicër. Dy prej të cilëve janë gjendje më të rëndë.

Përplasja ka qenë fatale dhe shkatërruese për mjetet dhe gjithçka ndodhi brenda disa sekondash, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy vajzave të reja.

Sipas rindërtimit paraprak të skenës së aksidentit, hetuesit kanë zbuluar se Audi që po udhëtonte në rrugën në drejtim të kundërt ka përplasur makinën e dy vajzave.

Ndoshta lodhja e shoferit, mbase shpërqendrimi i tij, “Audi” rrëshqiti duke ecur në krah të kundërt dhe dy përplasur mjetin që erdhi përballë.

Në gjendje tepër të rëndë është një 38-vjeçar shqiptar dhe një tunizian 33-vjeçar.