4 makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të zonës së Fllakës.

Nga aksidenti i 4-fishtë, një automjet është bërë dëmtuar shumë, ndërkohë që 3 të tjerët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përplasja në pjesën e prapme.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa vetëm drejtuesja e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident është traumatizuar dhe është dashur mbërritja e një autoambulance për t’i ofruar ndihmën e parë.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes mendohet se mjeti i parë dhe shkaktari i aksidentit, me drejtuese një femër, ka tentuar të parakalojë me shpejtësi mjetin tjetër dhe më pas është përfshirë në përplasje edhe me mjetet e tjera.