Dy automjete në Sukth, Durrës janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Aksidenti i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19.15.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në gjendje të rëndë është shoferi i mjetit tip “Renault”, i cili bashkë me të pasagjerët e tjerë që kishte në makinë është dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim.

“Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.