Dy automjete kanë përfunduar në një kanal në rrugën Rinas – Fushë-Krujë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Bubqit”. Dy automjetet kanë përfunduar në kanal, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të plagosur.

Policia ka shkuar menjëherë për të kryer veprimet, ndërsa qarkullimi është bllokuar për disa minuta, për shkak se nxjerrja e makinave është bërë nga një mjet tjetër i rëndë, që ka bërë lidhjen me litar të tyre, sepse thuajse ka qenë e pamundur më mënyrë tjetër.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, apo një parakalimi të gabuar.