Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatit Leskaj, në Këlcyrë.

Sipas raportimeve të para, një makinë ka dalë nga rruga duke rënë nga 8 metra lartësi, ndërsa ka disa të plagosur.

Nga informacionet paraprake thuhet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një helikopter, i cili pritet të transportojë shoferin, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.