Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në Bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur Baltez.

Informacionet paraprake thonë se një person rreth 50 vjeç, është përplasur nga një kamion, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka qenë me një karrocë dore duke mbledhur kanaçe dhe pasi është përplasur nga kamioni që është larguar, është goditur edhe nga një mjet tjetër që vinte pas.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.