Një aksident rrugor me pasoje plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot. Mësohet se tri automjete janë përplasur mes tyre.

“BalkanWeb” shkruan se mjetet e përfshira në aksident janë 2 “Benz-a” dhe një “Audi”, ndërsa dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetet.

Të plagosurit  janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e shkaqeve.