Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte te Rruga e Durrësit në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur rreth orës 09:00, katër persona janë plagosur.

Shkak dyshohet shpejtësia e madhe e njërit prej automjeteve që shkaktoi përplasjen me makinat e tjera.

Aksidenti ka shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.