Një aksident me plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë.

Mësohet se 4 persona nga Maqedonia janë plagosur si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve. 

Mësohet se të plagosur janë: Valeria Kostanovska 25 vjeçe, Orkidea Vleianovska 38 vjeç,  Anastasia Velanoivska 17 vjeç dhe Andrea Kristovska, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq./abcnews