Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Një automjet ka përplasur një grua dhe dy fëmijët e saj e më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.

Automjeti mësohet se ka qenë duke lëvizur në bulevard, ndërsa ka përplasur nënën dhe dy fëmijët, të cilët janë shoqëruar në spitalin e qytetit.

Burime nga spitali thonë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar.