Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet, me targa të huaja, është përplasur me një kamion.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërsa policia po heton për zbardhjen e aksidentit.