Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në rrugën e Kombit, ku një person humbi jetën.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku i vdekur në vendngjarje ka mbetur një nga drejtuesit e mjeteve.

Në bazë të raportimeve nga vendngjarja, trupi i viktimës ka qëndruar në makinë për 30 minuta, pasi ka qenë e pamundur të nxirrej.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikëset që kanë bërë të mundur sharrimin e mjetit dhe nxjerrjen prej aty të trupit nga makina.