Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, ku shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e autostradës. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë një 13-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjetin tip Toyota Yaris.

Adoleshentja që humbi jetën është vajza e drejtuesit të mjetit.

Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.