Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari si pasojë e perplasjes ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.