Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë.

Mësohet se viktimë nga përplasja e mjetit tip “Benz” me mjetin tip “Volkswagen” ka mbetur i riu Fitor Ollomani  .

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.”, njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.