Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri 5-vjeçar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, i mituri nuk ka mundur dot të mbijetojë dhe rrugës për në spital ka humbur jetën.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.