Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pak minuta më parë në Tiranën, në zonën e Yzberishtit.
Paraprakisht, bëhet me dije se një makinë është përfshirë në aksident me një motor në zonën e Bulevardit të Ri.

Nga goditja e fortë, drejtuesi i motorit ka gjetur për pasojë vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.